Policia kontrollon 272 motele, mbyllen 29 prej tyre

Kosova

Policia kontrollon 272 motele, mbyllen 29 prej tyre

Më: 13 qershor 2019 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, në përpjekjet e saj për parandalimin dhe luftimin e veprimtarive të kundërligjshme, ka zhvilluar planin operacional në drejtim të identifikimit të të gjitha objekteve hoteliere, moteleve (bujtinave) në tërë territorin e Kosovës (target sot kanë qenë mbi 100 objekte).

Përmes një komunikate policika ka njoftuar se ky aktivitet është zhvilluar duke përdorur edhe resurset tjera institucionale në bashkëpunim me institucionet përkatëse që kanë për domen këtë fushë të veprimtarisë ekonomike.

“Për bashkërendim të procedurave ligjore janë kontaktuar të gjitha prokuroritë kompetente në të gjitha regjionet respektive të Republikës së Kosovës.

Kontrolli i filluar sot me datën 11.06.2019 është i njëkohshëm dhe ka shtrirje në tërë territorin e vendit. Kontrolli do të realizohet në të gjitha lokalet e këtij lloj biznesi (të regjistruara dhe të paregjistruara) dhe në fazën e parë në fokus të operacionit janë objektet-bizneset që kanë frekuentim më të madh të klientëve, ndërsa operacioni do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.

Në këtë operacion policor janë të përfshira të gjitha njësitet kompetente policore dhe ato të specializuara për luftimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, njësitet kundër trafikimit me qenie njerëzore, pastaj inspektorët e Ministrisë së Tregtisë dhe Inspektorët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Operacioni i sotëm ka filluar në orën 10:00 dhe deri në këtë kohë të raportimit çdo gjë është duke u zhvilluar sipas planifikimeve paraprake.

Kontrolli ka për qëllim të kryejë inspektim të përgjithshëm për të identifikuar/ndjekur të gjitha parregullsitë apo veprat penale të hasura gjatë kohës së zhvillimit të operacionit.

Në fazën fillestare të aksionit janë identifikuar tri (3) lokale që operojnë ilegalisht. Gjithashtu gjatë kësaj faze të operacionit është takuar edhe një shtetas i huaj i cili kishte në posedim substancë të dyshuar narkotike dhe gjësende tjera (pajisje elektronike-kompjuter) që dyshohet të jenë produkt i veprës penale. Njësitet e antidrogës po ashtu janë involvuar për trajtimin e këtij rasti dhe procedimin sipas procedurave ligjore”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat