Vitia shpall qytetar nderi Nishanin dhe Jahjagën

Kosova

Vitia shpall qytetar nderi Nishanin dhe Jahjagën

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 07:02
Bujar Nishani, Sokol Haliti dhe Atifete Jahjaga

(E plotësuar) - Me rastin e 20- vjetorit të çlirimit të komunës së Vitisë ky qytet ka shpallur qytetar nderi ish- presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishanin dhe ish- presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, tha se 20 vite më parë Vitia mori frymë lirshëm fal kontributin të UÇK-së dhe ndihmës e aleatëve ndërkombëtar. Sipas tij mirënjohja më e mirë për lirinë ndaj gjithë atyre që kontribuuan është puna e mirë për ndërtim të vendit dhe të një shoqërie demokratike.

Haliti teksa ka folur për qeverisjen e tij lokale tha se kanë arritur të rrisin kapacitetet për shërbimet e qytetarëve me qëllim qe të sigurojnë mirëqenie për të gjithë.

Haliti: Kemi punuar për një Viti me të ardhme të ndritur

"Përgjatë këtyre viteve kemi rritur kapacitetet për shërbim të qytetarëve dhe në ndërtim të infrastrukturës së nevojshme, po vazhdojmë që të sigurojmë për qytetarët tanë mirëqenie më të mirë një zhvillim të gjithmbarshëm ekonomik kushte më të mira në punë dhe institucione. Shërbime më cilësore në shëndetësi, arsim më cilësor, infrastrukturë më të kompletuar ambient më të pastër dhe një Viti me të ardhme të ndritur për të gjithë pa dallime", tha ai.

Tejet i nderuar që sot u shpall qytetar nderi i komunës së Vitisë u ndje ish =presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. Tha se edhe më i nderuar ndjehet meqë këtë titull e ka pranuar bashkë me ish-presidenten Jahjaga.  

Presidenti Nishani tha se nuk gjen fjalë që të shpreh falënderimin e tij për

Nishani: Duke më nderuar me Jahjagën më shtoni edhe më shumë këtë privilegj

"Duke me ftuar dhe duke më nderuar së bashku me presidenten, Atifete Jahjaga ma shtoni edhe më shumë këtë nder dhe privilegj pasi me bashkoni edhe mu që të nderoj bashkë me ju një personalitet si zonja Jahjaga, zëri, kontributi përparimtar që bëri dhe civilizues i saj që ka bërë nder të madh Kosovës.... Nderi dhe vlerësimi që sot më adresohet prej personalitetit tuaj dhe në emër të atij përfaqësimi të nderuar të qytetarëve të Vitisë që ju e bartni janë aq shumë për mua sa në fakt është e vështirë që ta formuloj një adresim të plotë dhe të merituar për të shprehur gjithë mirënjohjen", theksoi Nishani

Ish-presidenti shqiptar, Bujar Nishani teksa ka uruar 20-vjetorin e çlirimit të Kosovës, tha se këtë vit Kosova po shënon 20 vjetorin e rezistencës popullore mbi barbarinë serbe dhe 20 -vjetorin  e nisjes së një partneritetit të rëndësishëm me vendet perëndimore.

Nishani po ashtu tha se toka e Kosovës u pushtua nga shumë pushtues por asnjëri prej tyre nuk arriti ta zhbëjë popullin e saj.

Nishani: 20-vjetori i nisjes së një epoke të re

"20 vjetorin  e rezistencës popullore mbi barbarinë e hekurit dhe të zjarrit, 20 -vjetorin e përbaltjes së Ushtrisë Çlirimtare me nazizmin e kohërave moderne të Ballkan, 20 vjetorin e martirizimit të bijve dhe bijave të Kosovë, bijve më të mirë të saj që ndërtuan themelet e këtij vendi për mijëvjeçarët e ardhshëm. Kujtojmë edhe një herë nisjen e një partneriteti madhështor të Kosovës me perëndimin me miqtë e saj më të mirë, 20 vjetorin e triumfit të civilizimit mbi barbarinë, 20 vjetorin e nisjes se një epoke të re që po ngrihet mbi dhimbjen e së shkuarës por nuk e ndalon me rendjen e shpresës për të ardhmen", tha ish presidenti shqiptar.Gjatë kësaj ceremonie  kryetari i komunës së Vitisë ka ndarë edhe çelësin e qytetit për këto dy personalitete. Të pranishëm në këtë event ishin edhe personalitete të njohura politike dhe të sigurisë vendore e të huaj. Në dekadën e dytë të çlirimit të Vitisë në qendër të qytetit kanë defiluar mekanizma institucionale dhe grupeve kulturore, artistike e sportive të komunës së Vitisë

 Nishani e Jahjaga shpallen “Qytetarë nderi” të Vitisë

Komuna e Vitisë shpall qytetar nderi ish-presidentit e Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.


Komuna e Vitisë sot shënon 20 vjetorin e çlirimit.

Në aktivitetet që janë para pa për shënimin e kësaj dite, do të do të bëhet shpallja "Qytetar nderi" të Komunës së Vitisë ish-presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.

Aktivitetet fillojnë me homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti në ora 10:00, kurse ceremonia e shpalljes "Qytetarë nderi" të dy ish-presidentëve do të fillojë nga ora 11:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat