Haradinaj në Obiliq: Angazhimi ynë, i përbashkët do të vazhdojë

Kosova

Haradinaj në Obiliq: Angazhimi ynë, i përbashkët do të vazhdojë

Nga: Z.B Më: 14 qershor 2019 Në ora: 18:10
Pamje nga vizita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar komunën e Obiliqit, ai ka thënë, se pas ligjit për Obiliqin, po i kthehet dalëngadalë dinjiteti, duke marrë vëmendjen e merituar, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se falë përkrahjes së Qeverisë dhe vendosmërisë së kryetarit Xhafer Gashi, sipas tij, ky qytet po ecë përpara me projekte infrastukturore dhe projekte të tjera që përmirësojnë jetën e banorëve.

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që Komunës së Obiliqit, veçanërisht pas ligjit për Obiliqin, po i kthehet dalëngadalë dinjiteti, duke marrë vëmendjen e merituar.
Sot, pata nderin të isha i pranishëm në përurimin e Shtëpisë së Kulturës në Komunën e Obiliqit që mban emrin e heroit kombëtar “Xhavit Haziri”, në një ditë të veçantë për qytetarët e kësaj komune që shënon edhe 20-të vjetorin e Ditës së Çlirimit.
Falë përkrahjes së Qeverisë dhe vendosmërisë së kryetarit Xhafer Gashi, ky qytet po ecë përpara me projekte infrastukturore dhe projekte të tjera që përmirësojnë jetën e banorëve.
Angazhimi ynë, i përbashkët do të vazhdojë!
Në këtë ditë, vërtetë janë bashkuar shumë gëzime dhe të gjitha e kanë rëndësine e vetë. Ne përulemi përgjithmonë për të gjithë ata që u flijuan për lirinë tonë!RH
 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat