Pickimi nga rriqrat në Malishevë, numri i të infektuarëve shkon mbi 700

Kosova

Pickimi nga rriqrat në Malishevë, numri i të infektuarëve shkon mbi 700

Më: 14 qershor 2019 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Komuna e Malishevës njihet si vendi me numrin më të madh të infektuarve nga rriqrat. Pickimi nga rriqrat për qytetarët paraqet një problem shumë të madh ku rasti i parë që u shënua me vdekje nga pickimi i rriqrave ishte në vitin 2004.

Nga pickimi i rriqrave kanë pësuar shumë qytetar për shkak se nga infektimi ka pasur dhe vdekje.

Po ashtu ka edhe qytete të tjera të cilat ballafaqohen me problem e pickimit të rriqrave, siç janë Suhareka Rahoveci etj.

Në një përgjigje nënkryetari i Komunës Hajdin Berisha ka thënë se nga të dhënat që kemi marr sot numri i qytetarëve të pickuar nga rriqrat është 704.

“Sot në mëngjes në bazë të raporitit numri i të prekurve nga rriqrat është 704, por asnjëri prej tyre nuk është në gjendje të rëndë dhe asnjë qytetarë na Malisheva nuk është i shtrirë në Klinikën Infektive” ka thënë Berisha.

Tutje ka thënë së dezinfektimi i zonave në Komunën e Malishevës pritet të përfundoj në fillim të muajit Korrik.

“Spërkatja në komunën tonë do të përfundoj në fund të muajit osë në fillim të muajit Korrik”, ka thënë nënkryetari Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat