Ndërron jetë gazetari Lekë Zherka

Kosova

Ndërron jetë gazetari Lekë Zherka

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 12:24
Gazetari i ndjerë,Lekë Zherka

Sot në moshën 56-vjeçare ndërroi jetë Lekë Zherka, gazetar dhe drejtor shumëvjeçar i mediumeve më të mëdha kosovare.

Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985.

Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejto shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV) ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Me rastin e vdekjes të Lekë Zherkës nesër do të mbahet mbledhja komemorative në Sheshin 21 në Radiotelevizion 21, duke filluar nga ora 11.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër në Varrezat e Qytetit në Prishtinë duke filluar nga ora 13:00.

KosovaPress shpreh ngushëllime për familjarët, miqtë dhe kolegët e Zherkës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat