U përuruan edhe dy rrugë në Komunën e Malishevës - Bota Sot
U përuruan edhe dy rrugë në Komunën e Malishevës

Kosova

U përuruan edhe dy rrugë në Komunën e Malishevës

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 17:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në prag të shënimit të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës, sot janë përuruar edhe dy rrugë të reja, të cilat në të njëjtën kohë janë dhe shumë të rëndësishme, pasi lidhin shumë rrugë dhe shumë vendbanime, me rrugët magjistrale. Rrugët e përuruara sot, janë rruga Avdullah Morina që lidhë fshatin Burim me Astrazup, dhe rruga Drita, që lidhë fshatin Gurbardh me Dragobil (lagja Pallanka).

Në përurimin e këtyre dy rrugëve shumë të rëndësishme, mori pjesë i pari i Malishevës, Ragip Begaj, nënkryetari Hajdin Berisha, drejtorët e drejtorive komunale, Bashkim Krasniqi dhe Valon Mazreku, anëtarët e Kuvendit të Komunës së Malishevës, Ali Morina, i cili është edhe djali i dëshmorit, Avdullah Morina, emrin e të cilit e mbanë njëra rrugë dhe Avdi Morina, si dhe qytetarë të tjerë të fshatrave, Burim, Astrazup, Dragobil edhe Gurbardh.

“Është ndjenjë e mirë kur e përfundon një projekt infrastrukturor, por është kënaqësi kur këto rrugë përurohen në data të caktuara, siç është dita e çlirimit dhe e dëshmorëve, por edhe më mirë ndihemi kur rrugët, parqet dhe objektet me rëndësi, mbajnë emra të dëshmorëve, që falë sakrificës së dëshmorëve të kombit dhe luftës së lavdishme të UÇK-së, ne sot po arrijmë ti kemi këto të mira”, tha mes tjerash kryetari Begaj, me rastin e përurimit të këtyre rrugëve. Kryetari Begaj, i ka uruar të gjithë banorët e këtyre fshatrave, për rrugët e reja.

Rruga Avdullah Morina është e gjatë rreth 1800 metra dhe lidhë fshatrat Burim dhe Astrazup, ndërsa rruga Drita, është e gjatë mbi 800 metra dhe lidhë lagjen Pallanka me fshatin Gurbardh. Të dy këto rrugë, janë realizuar nga buxheti i Komunës së Malishevës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...