Rita të dielën publikon dokumentarin për vizitën në Kosovë

Kosova

Rita të dielën publikon dokumentarin për vizitën në Kosovë

Më: 15 qershor 2019 Në ora: 21:41
Rita Ora

Dokumentari do të transmetohet në “Soccer Aid for Unicef” në ITV.

Dokumentari i paralajmëruar nga Rita Ora për vizitën e saj që e bëri në muajin prill në Kosovë do të publikohet këtë të diel njofton këngëtarja përmes një postimi.

Në postimin e bërë artistja shkroi: “ Në muajin prill kam udhëtuar në Kosovë të shoh punën e mrekullueshme që ‘Unicef’ bën për zhvillim e jetës së fëmijëve. Unë e kam vizituar një kopsht të fëmijëve të cilët u japin ndihmë fëmijëve vendas duke i ofruar atyre një vend ku mund të shkojnë dhe të shërbehen me ushqim të nxehtë, të luajnë dhe të zhvillohen.”

Gjithçka tjetër në lidhje me vizitën emocionale të Ritës në Kosovë mund ta shohim në të dielën “Soccer Aid for Unicef” në ITV nga ora 7:30.

Lidhur me vizitën e saj në Kosovë, Rita ka folur së fundi në një intetvistë për një medium të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat