Sot i jepet lamtumira gazetarit Lekë Zherka - Bota Sot
Sot i jepet lamtumira gazetarit Lekë Zherka

Kosova

Sot i jepet lamtumira gazetarit Lekë Zherka

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 07:24
Lekë Zherka

Për nderë të gazetarit të ndjerë Lekë Zherka, sot nga ora 11:00 mbahet mbledhje komemorative.

Kurse ceremonia e varrimit zhvillohet nga ora 13:00 në varrezat e qytetit të Prishtinës në Arbëri.

Dje në moshën 56-vjeçare ndërroi jetë Lekë Zherka, gazetar dhe drejtor shumëvjeçar i mediumeve më të mëdha kosovare.

Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985.

Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejto shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV), ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...