‘Lekë Zherka çmonte njeriun dhe të njerëzishmën’

Kosova

‘Lekë Zherka çmonte njeriun dhe të njerëzishmën’

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 11:46
Lekë Zherka

(E plotësuar) - Lekë Zherka ishte njeri i dashur, njeri i mirë dhe i ndershëm. Ai iu dha frymë medieve të cilat ai i udhëhoqi për vite me radhë. Kështu u tha sot për ish-gazetarin Lekë Zherka, në mbledhjen komemorative, të organizuar për nder të jetës dhe veprës së tij.

Një nga bashkëpunëtorët e tij, drejtoresha e Radio Televizionit 21, Afërdita Saraqini-Kelmendi mes lotëve ka çmuar personalitetin e Zherkës, duke thënë se e ka të vështirë të thotë fjalën lumtumirëse.

Saraqini-Kelmendi: Leka nuk ka lënë borxhe në këtë jetë

“ Leka jon i dashur, i cili nga të gjithë ju dhe ne, cilësohej si njeri i mirë, i dashur dhe i ndershëm. Leka, mik, vëlla, bashkëshort dhe baba, i cili mbi të gjitha çmonte njeriun dhe të njerëzishmën. Leka miku im i afërt, bashkëpunëtor shumë vjeçar krahë për krahë në luftën për të ndërtuar median e pavarur dhe profesionale...Me Lekën kemi qenë koleg dhe miq edhe në Radio Televizionin e Prishtinës, në vitet e vështira për gazetarinë shqiptare të Kosovës. Pa dyshim Leka lë gjurmë fillimisht si gazetar e më pastaj edhe si udhëheqës medial. Ju dha frymë dhe vulë, mediat të cilat udhëhoqi për vite me radhë... Sot kur më duhet të them fjalën lamtumirëse e kam shumë të vështirë, unë personalisht humba kolegun shumë vjeçar, mikun dhe njeriun të cilin e çmova dhe e deshta. Lekë, nuk ke lënë borxhe në këtë botë, e jetove këtë jetë ndershëm, ju përgjigje profesionit ndershëm, i deshte njerëzit ndershëm, ike ndershëm”, tha ajo.

Ajo tha se edhe kur e kanë  lënduar Zherkën, ai sërish u soll ndershëm me të tjerët.

Ish-kolegu i tij, Arban Fehmiu tha se ka nderin të flas për Lekë Zherkun, të cilin e kishte shok, koleg, e po ashtu edhe drejtor. Ai para të pranishmëve ka ndarë edhe kujtime që kishte me të.

Fehmiu: Kisha fatin ta kisha shok, koleg dhe drejtor Lekë Zherkën 

“Kisha fatin që Lekë Zherkun ta kisha shok, koleg dhe drejtor, me të cilin kemi ndarë të mirat dhe të këqijat, gëzimin dhe hidhërimet, sfidat dhe sukseset. Kam shumë kujtime me Lekën, por sot do të veçoja periudhën kur filluam të punojmë së bashku, pasi ai u bë  drejtor i kompanisë, e cila ishte buzë kolapsit me një numër të madh të punëtorëve të demotivuar që kishin humbur shpresën, ai arriti që me mençurinë, modestinë, butësinë dhe mjeshtrinë e menaxhimit, brenda vetëm një viti t’ia rikthejë kompanisë stabilitetin dhe punëtorëve buzëqeshjen, besimin dhe motivin për të ecur përpara. Ky ishte Lekë Zherka të cilin unë e njoh”, ka thënë ai.

Fehmiu tha se sot nuk duhet të qajnë pse e humbën Lekën, por të gëzohen pse e patën.

I shkurt në fjalimin e tij, ishte djali i tij Bardhi.

Zherka: Ju falënderoj në emër të familjes

“Më lejoni që në emër të familjes Zherka të shpreh respektin dhe mirënjohjen për gjithë çfarë keni treguar sot për Lekën”, tha Zherka.

Lekë Zherka ka ndërruar jetë dje në moshën 56 vjeçare. Ai ishte gazetar dhe drejtor shumë vjeçar i mediumeve më të mëdha kosovare.

Lekë Zherka karrierën e filloi në Radio Televizionin e Prishtinës në vitin 1985. Pas luftës ai ishte drejtor i Radio Kosovës, pastaj drejtor shumëvjeçar në televizionin Kohavision (KTV) ndërkaq karrierën e tij profesionale deri në ditët e sotme e vazhdoi  në Radiotelevizionin 21 (RTV21).

Çmohet lartë personaliteti dhe kontributi i Lekë Zherkës

Për nder të jetës dhe veprës së tij, sot është mbajtur mbledhje komemorative për ish-gazetarin Lekë Zherka.

Drejtoresha e Radio Televizionit 21, Afërdita Saraqini-Kelmendi mes lotëve ka çmuar personalitetin e tij, duke thënë se ajo sot ka humbur kolegun e saj shumë vjeçar.

"Leka njëri i qetë, i qeshur dhe me humor të lehtë. Leka mik, vëlla, bashkëshort, mbi të gjitha çmonte të njerëzishmen. Leka në Radio Kosovë më pastaj në KTV dhe së fundmi në RTV 21, kemi qenë koleg edhe në Radio Televizionin e Prishtinës, në kohën e vështirë të gazetarisë. Bashkërisht punuam dhe ndikuam në sjelljen mbi median e lirë. Si gjithmonë Leka modest, ai nuk bëri të madhe angazhimin e tij të madh. Si koleg ne kemi shijuar çiltërsinë e tij prej njeriu. E kam të vështirë ta them fjalën lamtumirëse. Unë humba kolegun shumë vjeçar, njeriun që e çmova dhe deshta. Lekë nuk ke lënë borxhe në këtë jetë. Edhe kur të lënduan t’i sërisht u sjelle ndjeshëm", tha ajo.

Ish-kolegu i tij, Alban Fehmiu tha se ka nderin të flas për Lekë Zherkun.

"Kisha fatin që Lekë Zherkun ta kisha shok, koleg dhe drejtor, me të cilin kemi ndarë të mirat dhe të këqijat, sfida dhe sukseset. Kur filluam punën, ne kompaninë që ishte në buzë kolapsi, ai arriti brenda 1 viti ta rikthejë buzëqeshjen dhe motivin të gjithëve. Mos të qahmë se e humbëm Lekën tonë, por të gëzohemi pse e patëm", tha ai.

Djali Lekës, Bardhi në emër të familjarëve i falenderoi të gjithë për atë se çfarë kanë bërë për Lekën.

Varrimi i ish-gazetarit Lekë Zherka do te bëhet sot në orën 13:00.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat