Reçica: Malisheva, si kurrë më parë po gëzon dorën e përkujdesjes shtetërore

Kosova

Reçica: Malisheva, si kurrë më parë po gëzon dorën e përkujdesjes shtetërore

Nga: Z.B Më: 16 qershor 2019 Në ora: 17:31
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot ka qëndruar në Malishevë për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të qytetit dhe ditën e dëshmorëve të kësaj komune, përcjell “Bota sot”.

Reçica këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se 20 vite më parë ngadhënjeu e drejta e vonuar për shqiptarët, e drejta për liri, e drejta për shtet.

Tutje, ai ka shkruar se Malisheva, si kurrë më parë po gëzon dorën e përkujdesjes shtetërore dhe të institucioneve të saj. Falë bijëve dhe bijave tuaja drejtues në nivel qëndror e lokal, sot Malisheva gëzon dhjetëra projekte të realizuara e të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, të cilat kanë kontribuuar për një arsim më cilësor të brezave, në afrimin e Malishevës me kryeqytetin dhe qytetet tjera, kanë kontribuuar dhe do të kontribuojnë në klimën e të bërit biznes.

Gjithashtu ai ka shkruar se falë bijëve dhe bijave tuaja drejtues në nivel qëndror e lokal, sot Malisheva gëzon dhjetëra projekte të realizuara e të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, të cilat kanë kontribuuar për një arsim më cilësor të brezave, në afrimin e Malishevës me kryeqytetin dhe qytetet tjera, kanë kontribuuar dhe do të kontribuojnë në klimën e të bërit biznes.

Postimi i plotë:

Isha sot në Malishevë, bashkë me kreytarin Begaj e deputetin Hoti, për të shënuar 20 vjetorin e çlirimit të qytetit dhe ditën e dëshmorëve të Komunës së Malishevës.
Më poshtë gjeni fjalimin tim të plotë:

Jemi këtu për të shënuar bashkërisht 20 vjetorin e çlirimit të Malishevës, jemi këtu për tu përkulur para atyre që me gjakun dhe gjymtyrët e veta, pa pyetur për pasojat, u bënë shembull për gjeneratat se si duhet atdheu. Jemi këtu, në këtë ditë për të falënderuar aleatët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Naton.
20 vite më parë ngadhënjeu e drejta e vonuar për shqiptarët, e drejta për liri, e drejta për shtet.
Është lufta e UÇK-së, e trimave të kësaj ane prirë nga Çeliku, janë malet e Berishës, masakra e Burimit dhe të tjera ato që neve sot na bëjnë të jemi përgjegjës se si po udhëheqim me instritucionet e vendit, institucionet e shtetit tonë, Kosovës tonë.
Malisheva, si kurrë më parë po gëzon dorën e përkujdesjes shtetërore dhe të institucioneve të saj.
Falë bijëve dhe bijave tuaja drejtues në nivel qëndror e lokal, sot Malisheva gëzon dhjetëra projekte të realizuara e të cilat kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, të cilat kanë kontribuuar për një arsim më cilësor të brezave, në afrimin e Malishevës me kryeqytetin dhe qytetet tjera, kanë kontribuuar dhe do të kontribuojnë në klimën e të bërit biznes.
Së fundmi, qytetarët pa strehë në qytetin e Malishevës më nuk do ta kenë këtë brengë. Ne po ndëtojmë objektin e banimit social që së shpejti do të jetë në shërbim të tyre.
Janë këto, si dhe shumë projekte tjera të realizuara që pa dyshim kanë kontribuar në zhvillimin e Malishevës.
Urimet më të mira për këtë ditë për të gjithë ju!
Zoti i bekoftë familjet e dëshmorëve, familjet e martirëve dhe giithë atyre që luftuan për vendin.
Lavdi gjithë të rënëve!
 

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat