Rruga në qendër të Skenderajt merr pamje të re

Kosova

Rruga në qendër të Skenderajt merr pamje të re

Më: 16 qershor 2019 Në ora: 18:31
Foto

Shumë biznese dhe lokale afër rrugës “Ilaz Kodra” në Skenderaj tashmë do të kenë mundësinë që të punojnë më lirshëm, kjo pasi komuna ka asfaltuar këtë segment rrugor që lidh qendrën e qytetit.

Zëdhënësja e komunës së Skenderajt, Valentina Hylenaj thotë për KosovaPress se rregullimi i kësaj rruge ka qenë i një rëndësi të veçantë, pasi është në qendër dhe e lidh disa segmente të qytetit.

Ajo shprehu kritika për qeverisjen e kaluar, që sipas saj e ka lënë në gjendje të mjerueshme këtë rrugë për shumë vite.

Me ardhjen e kryetarit Bekim Jashari, zëdhënësja Hylenaj thotë se ka ndryshuar gjendja infrastrukturore si në rrugë lokale, ashtu dhe në fshatra.

Hylenaj: Me ardhjen e kryetarit Jashari kemi rrugë më të moderuar

“Komuna e Skenderajt po vazhdon të kompletoj rrugët infrastrukturore në qendër të qytetit dhe gjithashtu në fshatra tona. Ky segment rrugor është i gjatë 135 metra dhe do t’i ndihmoj qytetarëve kalim sa më të lirë dhe për komunikacionin e veturave…Komuna e Skenderajt po vazhdon me projektet infrastrukturore në qytet dhe fshatrat e komunës së Skenderajt …Kjo rrugë ka qenë shumë e vonuar dhe në gjendje të mjerueshme. Por me ardhjen e kryetarit Bekim Jashari do të kemi rrugë më të moderuar dhe infrastrukturë më të mirë”, tha ajo.

Qytetari Demir Asllani tha për KosovaPress se rregullimi i kësaj rruge ka qenë i stërzgjatur.

Mirëpo, përkundër kësaj ai shprehet se janë të kënaqur me punën dhe efikasitetin e komunës së Skenderajt.

Asllani: Skenderaj vetëm janë duke rregulluar dhe rrugët

“Kjo rrugë ka zgjatur shumë kemi pasur pengesa se këtu ka shumë dyqane, por tash pasi është kryer është bërë mirë. Kjo rrugë është dhe nevojitet dhe për një detyrë tjetër të komunës. Të bëhet një anë, sepse është e vogël dhe ngushtë...përpara kemi pasur pengesë, tash e mbas dhëntë zoti që të ndalen veturat…Skenderaj vetëm janë duke rregulluar dhe rrugët lokale ndërmjet banesave, shtëpive është duke shumë në rregull”, tha ai.

Të kënaqur me angazhimin e komunës në projekte infrastrukturore jashtë kamerës së KosovaPress-it u shprehën dhe shumë qytetarë të tjerë. Por ka dhe të tillë të cilët patën pakënaqësi për vonesat e rregullimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat