KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka një njoftim të rëndësishëm

Kosova

KRU “Hidroregjioni Jugor”, ka një njoftim të rëndësishëm

Më: 17 qershor 2019 Në ora: 18:07
KRU “Hidroregjioni Jugor”

Të nderuar konsumator të K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“, me qëllim të eliminimit të humbjeve dhe parandalimin e keqpërdorimit të ujit të pijes, furnizimin sa më të mirë me ujë dhe sigurimit të shërbimeve sa më cilësore, K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A njofton, të gjithë konsumatorët të cilët nuk kanë të vendosur ujëmatës, se Menaxhmenti i Kompanisë ka krijuar ekipe për vendosje të ujëmatësve për konsumatorët në zonën shërbimit.

Lusim të gjithë konsumatorët të cilët nuk kanë ende puseta të bëjnë hapjen e tyre, në mënyrë që ekipet e Kompanisë të vendosin ujëmatësit brenda në pusetë.

Sipas vendimit Nr. 39 / ZD / 12.06.2019 nga Autoriteti Rregullator për Shërbime të Ujit (ARRU), konsumatorët të cilët refuzojnë të instalojnë ujëmatësit, ndërpriten nga shërbimet e ujësjellësit, prandaj kërkojmë mirëkuptim nga të gjithë, sepse vetëm me këto mënyra mund të rregullohet procesi i furnizimit të rregullt me ujë të pijes dhe parandalimi i keqpërdorimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat