Hapet mundësia për bursë në Bundestag të Gjermanisë

Kosova

Hapet mundësia për bursë në Bundestag të Gjermanisë

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 07:14
Bundestagu

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se është hapur mundësia për bursën e Bundestagut gjerman.

“Bundestagu gjerman ndan çdo vit Bursa Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) për absolventë, të cilët janë të interesuar në politikë dhe dëshirojnë të angazhohen në mënyrë aktive në vlerat themelore demokratike në vendet e tyre. Pjesa kryesore e IPS-së është një bashkëpunim tremujor me një anëtar të Bundestagut gjerman. Bursistët janë të përfshirë në punën e një deputeti gjerman”, thuhet në njoftimin e Ambasadës gjermane.

“Në kuadër të bursës, pjesëmarrësit do të regjistrohen gjatë semestrit veror në Humboldt Universität zu Berlin apo në njërin nga universitetet tjera në Berlin. Ata do të marrin një bursë mujore në vlerë prej 500 Euro. Bursa mbulon gjithashtu edhe shpenzimet e akomodimit, shpenzimet e rrugës deri në Berlin dhe kthimin nga Berlini, si dhe sigurimin shëndetësor. Programi zgjatë nga 1 marsi deri më 31 korrik 2020”, thuhet tutje në njoftim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat