Dëme të mëdha nga reshjet në Rahovec

Kosova

Dëme të mëdha nga reshjet në Rahovec

Më: 18 qershor 2019 Në ora: 22:24
Pamje nga video

Komuna nuk ka fond për kompensimin e dëmeve – kërkon ndihmën e Qeverisë, raporton T7

Gjithë ditën u mundua ta pastrojë shtëpinë e tij. Vërshimet e një dite me parë në qytetin e Rahovecit lanë një gjendje të rëndë.

Uji që depërtoi në oborrin e Samir Haskut shkaktoi shumë dëme.

Hasku thotë që dëmet që këto vërshime ia shkaktuan, nuk janë të vogla.

Ndërkohë shton se në rrezik ishte edhe jeta e familjarëve, pasi uji depërtoi në prizat elektrike.

Hasku tha se e ka vizituar një komision nga komuna, për ta bërë vlerësimin e dëmeve.

E në hall nga vërshimet, u panë edhe qytetarët e tjerë të Rahovecit.

Hiç më mirë nuk ishin as rrugët në këtë qytet.

Shiu e breshëri në Rahovec i ka dëmtuar edhe vreshtarët.

E kryetari i kësaj Komune thotë që ka dalë personalisht në terren për t’i parë nga afër dëmet.

Në Rahovec sikur edhe në pjesë tjera të Kosovës mungon sistemi i raketave anti-breshër.

Sa herë ka reshje, komuna e Rahovecit përballet me vërshime të mëdha që lënë pasoja kryesisht në bujqësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat