Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

Kosova

Muharremaj pas të reshurave atmosferike: Dëmet bujqësore në Nepërbisht janë të shumta

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 09:00
Suharekë

Si pasojë e të reshurave të shiut dhe breshrit, në fshatin Nepërbisht janë shkaktuar dëme të mëdha në tokat bujqësore.

Kështu ka treguar përmes një statusi në Facebook kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Ai ndër të tjera ka shkruar se janë duke u përpjekur që ta analizojnë gjendjen në terren ku më pas t’i dalin në ndihmë banorëve aty.

“Në Nepërbisht dëmet janë të shumta në bujqësi si rezultat i rënies së breshëritë. Ne po përpiqemi që së pari ta analizojmë gjendjen në teren dhe më pas ti shohim mundësitë tu dalim në ndihmë”, ka shkruar Muharremaj në Facebook.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat