Probleme me buxhetin, ky shtet paralajmëron tërheqjen e forcave ushtarake nga Kosova

Kosova

Probleme me buxhetin, ky shtet paralajmëron tërheqjen e forcave ushtarake nga Kosova

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 10:24
Ilustrim

Austria është duke konsideruar mundësinë e tërheqjes së trupave ushtarake nga misionet paqëruajtëse, përfshirë Kosovën.

Ministri i ri i mbrojtjes i Austrisë, Thomas Starlinger është duke konsideruar mundësinë e tërheqjes së trupave ushtarake nga misionet ndërkombëtare të paqes për shkak të gjendjes së vështirë të buxhetit shtetëror, shkruan “Alo”.

“Në rrethanat e tanishme, nuk do të jemi në gjendje të realizojmë nevojat, pjesëmarrjen në misione paqëruajtëse”, deklaroi Starlinger.

Në Kosovë, ushtria e Austrisë si përbërje e forcave të KFOR-it është pjesëmarrëse me mbi 400 ushtarë.

Starlinger ka thënë se tërheqja e ushtarëve austriakë do të bëhet në proces të ngadalshëm dhe jo përnjëherë. Ai ka thënë se vendimin final do ta marrë qeveria e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat