Haradinaj iu del përpara fermerëve nga Ferizaj që protestuan para qeverisë

Kosova

Haradinaj iu del përpara fermerëve nga Ferizaj që protestuan para qeverisë

Më: 19 qershor 2019 Në ora: 12:24
Haradinaj iu del përpara fermerëve nga Ferizaj

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët e Ferizajt që protestuan sot para Qeverisë për kompensimin e dëmeve natyrore në kulturat e tyre.

Haradinaj u tha atyre se Qeveria në vazhdimësi është munduar t’i shqyrtoj dhe akomodoj kërkesat e fermerëve dhe se edhe kërkesa e tyre do të marr trajtim.

“Shpreha nevojën e krijimit të një sistemi shtetëror për kompensimin e dëmeve, nismë kjo e inicuar vitin e kaluar në ekzekutiv dhe e cila nuk është trajtuar asnjëherë më parë.

Krijimi i një baze ligjore për përkrahjen e fermerëve edhe në këtë drejtim, është nevojë e pashmangshme dhe ne do të angazhohemi për këtë aspekt”, ka deklaruar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat