Edhe 7 familje në Skënderaj do të bëhen me shtëpi të reja

Kosova

Edhe 7 familje në Skënderaj do të bëhen me shtëpi të reja

Nga: A.SH Më: 19 qershor 2019 Në ora: 19:16
Bekim Jashari dhe Halil Kastrati

Në Komunën e Skënderajt, 7 familje do të bëhen me shttëpi te reja, kjo në bashkëpunim me shoqatën bamirëse “Jetimat e Ballkanit”.

Kryetari i komunës, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, me humanistin Halil Kastratin kemi të nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike, duke u munduar që sado pak t’u kthehet buzëqeshja familjeve në nevojë.

Postimi në Facebook:

Edhe 7 familje të tjera, si e Jashar Miftarit - Runik, Tafil Abdullahut - Çitak, Gani Dervishit – Kosterc, Hajriz Hysenit e Astrit Krasniqit – Vajnik si dhe Shefqet Sahitit e Behxhet Shales – Koliq i Poshtëm, pas atyre pesë muajin e kaluar, sot morën lajmin e mirë, se do t’u ndërtohen shtëpitë e reja, fal bashkëpunimit të shkëlqyer mes Komunës sonë dhe Shoqatës Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në një bashkëfinancim të projektit tonë të përbashkët fisnik e human, që t’u bëjmë zgjidhje me banim familjeve të cilat jetojnë në kushte shumë të vështira.

Për fat të keq, ende kemi të tilla, por po bëjmë përpjekje të vazhdueshme që të ulim sa më shumë numrin e familjeve me nevoja të banimit.

Me humanistin Halil Kastratin nga Shoqata “Jetimat e Ballkanit” kemi të nënshkruar marrëveshje për bashkëfinancim në ndërtimin e 25 shtëpive për familjet që kanë gjendje jo të mirë ekonomike.

Në emër të familjeve përfituese, gjithë qytetarëve tanë dhe Komunës, falënderoj hoxhë Halil Kastratin, për këtë bashkëpunim të jashtëzakonshëm, nëpërmjet të cilit po u kthehet buzëqeshja familjeve në nëvojë.

Lajmet dhe veprimet e mira nuk mbarojnë këtu!

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat