Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë

Kosova

Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:10
Nënshkruhet memorandumi për ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, të enjten nënshkroi memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Junikut, Agron Kuqi, përmes së cilës MIT financon ndërtimin e rrugës Junik – Gjeravicë

Shuma e ndarë për këtë rrugë është 4 milionë euro, e paraparë për 3 vite.

Me këtë rast, Lekaj theksoi edhe njëherë vendosmërinë e tij, që ministria që ai drejton, të implementojë projekte në dobi të qytetarëve të secilës komunë në Republikën e Kosovës.

Ndërsa Kuqi, shprehu mirënjohjen e tij dhe të qytetarëve të Junikut për investimet tejet të rëndësishme që MIT ka drejtuar në komunën e tyre.

Ditë me parë, Kuçi në një interviste për lajmi.net, duke folur për përfundimin e kësaj rruge ka thënë se kostoja për realizimin e këtij projekti është shumë e lartë dhe i tejkalon mundësitë buxhetore të Komunës së Junikut.

“Projekti nacional asfaltimi i rrugës Junik – Gjeravic- Qafa Bogiqes (Mali i Zi – korridor nacional dhe ndërshtetëror ), është një projekt me rëndësi për zhvillimin ekonomik jo vetëm të rajonit por edhe të mbarë Kosovës dhe territoreve të Malit të Zi të banuara me shqiptarë. Ne me të marrë pushtetin kemi realizuar projektin detal për ndërtimin e këtij korridori nacional dhe ndërshtetëror. Falë ndihmës se FSK – së, ne në vitin 2010 kemi filluar realizimin e këtij projekti. Kostoja për realizimin e këtij projekti është shumë e lartë dhe i tejkalon mundësitë buxhetore të Komunës së Junikut, por ne në faza nuk do te ndalemi deri sa ta realizojmë në tërësi këtë projekt. Këtë vit në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës pritet të asfaltohet segmenti Junik – Jasiq- Gjocaj”, ka thënë Kuçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat