Tahiri: Kosova e ka detyrim politik dhe interes madhor kujdesin për shqiptarët e Luginës

Kosova

Tahiri: Kosova e ka detyrim politik dhe interes madhor kujdesin për shqiptarët e Luginës

Më: 20 qershor 2019 Në ora: 15:17
Abelard Tahiri në Luginën e Preshevës

Tahiri ka potencuar se çdo investim në Luginë të Preshevës në fushën e arsimit është investim në zhvillimin e këtij rajoni, dhe se Kosova e ka obligim që të jetë sa më aktive në këtë drejtim.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri,  me ftesë të Kryetarit të Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, ka marrë pjesë sot në ceremoninë e inaugurimit të shkollës fillore në fshatin Samolicë të kësaj komune. Punimet në këtë shkollë janë kryer me mjete të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës,  me propozimin e dhënë nga ministri Tahiri.

 Gjatë ceremonisë së inaugurimit, ministri Tahiri ka theksuar se një ndër vizitat e para pas marrjes së mandatit, e kishe bërë në këtë komunë, për të ndihmuar në projektet që drejtpërdrejt ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve të kësaj ane.

 “Me anë të asaj vizite kam pasur për qëllim që ta vendosi një standard të ri në politikën e Qeverisë së Kosovës, ku kontributi dhe angazhimi për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e banorëve shqiptarë të Luginës  të jetë një interes madhor dhe detyrim politik primar i institucioneve të Kosovës”  ka thënë ministri Tahiri.

 Ministri Tahiri ka potencuar se çdo investim në Luginë të Preshevës në fushën e arsimit është investim në zhvillimin e këtij rajoni, dhe se Kosova e ka obligim që të jetë sa më aktive në këtë drejtim.

 “E drejta për shkollim dhe arsim është një e drejtë fundamentale demokratike njerëzore. Mirëpo, kjo e drejtë nuk mund të ushtrohet nëse mungojnë kushtet bazike. Ajo shndërrohet vetëm në një të drejtë formale pa përmbajtje” ka theksuar ministri Tahiri.

 Nga ana e tij, kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka potencuar se iniciativa e ministrit Tahiri i ka hapur rrugë shumë bashkëpunimeve tjera me Qeverinë e Kosovës, që aktualisht janë duke u realizuar në këtë komunë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat