Mbahet tryezë për cilësinë e ajrit në Kosovë

Kosova

Mbahet tryezë për cilësinë e ajrit në Kosovë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 07:39
Ilustrim

Instituti për Politika Zhvillimore INDEP, së bashku me Ambasadën Franceze në Kosovë, sot organizon tryezën e rrumbullakët “Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane”.

Qëllimi i këtij takimi është që të mbledhim palët e interesit që përfaqësojnë institucione publike, agjenci zhvillimore, donatorë, përfaqësues nga akademia, institute kërkimore, organizata të shoqërisë civile etj., për të diskutuar mbi gjendjen e cilësisë së ajrit në vend.

“Objektivat kryesore të kësaj tryeze janë: Të kuptojmë më mirë se çfarë rreziku paraqet ndotja e ajrit në Kosovë dhe bëjmë një rishikim të legjislacionit aktual relevant kundrejt acquis të BE-së dhe të vlerësojmë gjendjen aktuale të ndotjes së ajrit në vend dhe të diskutojmë se si të trajtohet institucionalisht kjo çështje, dhe të propozojmë rekomandime konkrete të zbatueshme për Kosovën në mënyrë që të përmirësohet cilësia e ajrit si dhe praktikat në këtë drejtim të përafrohen me standardet e BE-së”, thuhet në deklaratë.

Gjatë këtij eventi do të prezantohen edhe gjetjet e punimit “Cilësia e Ajrit në Kosovë: Drejt Standardeve Evropiane” e cila do të shoqërohet me një panel diskutimi rreth temës “Çfarë duhet të ndërmarrim për të siguruar një përgjigje të duhur institucionale për trajtimin e çështjes së cilësisë së ajrit në Kosovë gjërsa synojmë të përmbushim kriteret e BE-së?” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat