Fushë Kosova sot teston linjën që furnizon me ujë

Kosova

Fushë Kosova sot teston linjën që furnizon me ujë

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 08:06
Ilustrim

Në Fushë Kosovë sot do të bëhet testimi i linjës magjistrale të furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të kësaj, uji për një kohë do të jetë i turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por sipas tyre, gjithçka shumë shpejt do të kthehet në normalitet.

“Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujësjellësin, pasi që ekipet mobile nesër do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat