Fillon fushata Informuese për ndihmë juridike falas

Kosova

Fillon fushata Informuese për ndihmë juridike falas

Më: 21 qershor 2019 Në ora: 15:34
Fillon fushata Informuese për ndihmë juridike falas

Agjencia për Ndihmë Juridike Falas dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), filluan sot fushatën informuese "E drejta e qytetarëve për qasje në drejtësi dhe ndihmë juridike falas" e cila do të zhvillohet në tri Komuna të Kosovës Graçanicë, Pejë dhe Gjakovë.

Sipas komunikatës, qëllimi i  fushatës  është promovimi i qasjes se barbartë në drejtësi për qytetarët, dhe me theks të veçantë promovimi i ndihmës juridike falas.

Fushata u mbajt sot në komunën e Graçanicës ku, në një tryezë diskutimi, u mblodhën aktorët kyç komunal së bashku me Agjencinë për ndihmë Juridike Falas, dhe UNDP-në për të diskutuar rreth ndihmës juridike falas me synim:

Promovimin e qasjes në drejtësi dhe institucionit të ndihmës juridike falas në nivel lokal dhe qendror;

Identifikimin e sfidave dhe mangësive rreth qasjes në drejtësi për qytetarët e komunës së Graçaqnicës:

Identifikimin e mundësive të reja për bashkëpunim, mes aktorëve lokal dhe qëndror, me qëllim të përmirësimit të koordinimit dhe bashkëpunimit ndër-institucional.

Në tryezë ishin, ndër të tjerë, të pranishëm edhe Z. Bojan Stojanovic, Zyrtar ligjor në Kuvendin Komunal, Srdjan Popovic, Z. Ramadan Gashi, Drejtor i Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas dhe Z. Ardian Latifaj, Menaxher i Projektit te sundimit te ligjit, UNDP kurse Znj. Ivana Stojanovic, zyrtare e ndihmës juridike falas bëri prezantimin e rezultateve në këtë komunë.

Në orët e pasditës është duke u zhvilluar një komunikim me qytetaret në tendën e ndihmës juridike falas,ngritur enkas për këtë fushatë ku po bëhet  shpërndarja e fletushkave dhe shkëmbim i informatave përmes zyrtareve te ndihmës juridike falas dhe studenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat