Ndahen 30 mijë euro për parandalimin e vërshimeve në Hanin e Elezit

Kosova

Ndahen 30 mijë euro për parandalimin e vërshimeve në Hanin e Elezit

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 08:52
Hani i Elezit

Komuna e Hanit të Elezit gjatë viteve të fundit është përballur mjaft shumë nga vërshimet, si pasojë e mosrregullimit të shtratit të lumit Lepenc dhe disa përroskave të tjera.

Ndërkohë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka ndarë 30 mijë euro me qëllim që së paku katër degë të lumit Lepenc të rregullohen dhe të parandalohen vërshimet.

Në këtë drejtim Komuna e Hanit të Elezit në të kaluarën ka shpenzuar mijëra euro, mirëpo sërish nevojat janë të mëdha për rehabilitimin e tërësishëm të lumit Lepenc. Po ashtu, edhe në vitin e kaluar Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka shpenzuar 50 mijë euro për projektin “Pastrimi i Lumit Lepenc nga mbeturinat e Azbestit ”.

Bashkim Sopa, zëdhënës i Komunës së Hanit të Elezit, ka thënë se me 30 mijë euro të ndara nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do ta rregullojnë rrjedhën e ujërave në katër përroska të cilat lidhen me lumin Lepenc, me qëllim të parandalimit të vërshimeve. Sipas tij, në vitet e kaluara kjo komunë është përballur nga vërshimet, andaj gradualisht po përmirësohet gjendja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat