Karneval i veçantë në Suharekë

Kosova

Karneval i veçantë në Suharekë

Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:42
Karnevali në Suharekë

Posa ka përfunduar karnevali tradicional i Golden Eagle, në Suharekë, i cili ka sjellë një atmosferë të veçantë në këtë qytet.

Aty kanë marrë pjesë qindra qytetarë e mysafirë të ftuar nga shumë vende botërore.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shkruar në Facebook se karnevali i pervitshëm i organizuar nga Golden Eagle në Therandë është njëra nga ngjarjet më interesante që sjell një frymë të re kulturore në vendin tonë.

Image

“Kënaqësi ta shoh vendlindjen time të mbledhë grupe nga vende të ndryshme të botës duke promovuar kultura të reja dhe diversitet, si vlera demokratike dhe moderne të shoqërisë”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat