Një 10 vjeçar ka humbur jetë në ujërat e Drinit të Bardhë.
Për këtë ka njoftuar kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili ka shkruar në Facebook se 10 vjeçari është Odise Naim Thaçi nga fshati Kramovik.
Postimi i plotë:
Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, u mbyt fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.
Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.
Vdekje si kjo e Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.
Pusho në paqe, Odise!