Ankohen banorët e Blaçit – Punëkryesi na la pa ujë!

Kosova

Ankohen banorët e Blaçit – Punëkryesi na la pa ujë!

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 14:54
ilustrim

 Banorët e lagjes së poshtme të fshatit Blaç, komuna e Dragashit, janë ankuar se kanë mbetur pa ujë, tash e 24 orë.

Në emër të banorëve të kësaj lagjeje, për Radio Sharrin është deklaruar, Nuri Bahtiari, duke thënë se shkak i mungesës së ujit është bërë mospërgjegjësia e atyre që po e fitojnë tenderin dhe më pas, siç thot ai, po lozin me banorët.

“Për ta rregulluar ujësjellsin, tenderin e ka fituar një firmë, e cila më pas ia ka dhënë një firme tjetër për t’i kryer punimet. Kjo e fundit, asgjë nuk ka bërë, pos që na ka lënë pa ujë, tash e 24 orë. Më e keqja është se nuk e dijmë kurë do të kemi ujë”, është shprehur Nuri Bahtiari, duke i bërë thirrje organeve kompetente të Komunës së Dragashit që ta kontaktojnë operatorin ekonomik, i cili e ka fituar tenderin për punimet në rrjetin e ujësjellësit të fshatit Blaç.

“Ne jemi të brengosur, për arsye se, që në fillim të punimeve, kemi mbetur pa ujë fare”, ka thënë Nuri Bahtiari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat