Humb 91 vjeçari Murat Nura – Kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Kosova

Humb 91 vjeçari Murat Nura – Kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

Më: 23 qershor 2019 Në ora: 20:53
Murat Nura

Një person i moshës 91 vjeçare ka dalë sot nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Sipas familjarëve, Murat Nura, i lindur në vitin 1928, ka dalë nga shtëpia rreth orës 10 të mëngjesit dhe tani nuk dihet vendndodhja e tij.

Familja tha se dyshohet se i moshuari mund të jetë në Fushë Kosovë ose në Vushtrri për shkak se e kishte përmendur qytetin para se të dilte.

Por, sipas familjes, ata kanë kontaktuar edhe më kushërinjtë e asaj ane të cilët thanë se nuk e kanë parë.

Familja e të moshuarit lut të gjithë njerëzit që nëse e shohin të lajmërojnë në këtë numër 044 – 934 – 208.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat