PSD kalon fundjavën me të rinjët e Lipjanit

Kosova

PSD kalon fundjavën me të rinjët e Lipjanit

Nga: A.SH Më: 23 qershor 2019 Në ora: 21:43
Foto

Partia Socialdemokrate ka kaluar fundjavën me të rinjët e Lipijanit të cilët po e mbështesin platformën dhe janë të vendosur të marrin atë që iu takon.

“Mbështetje çdo herë e me e madhe për platformën e Partisë Socialdemokrate. Të rinjtë janë të vendosur të marrin atë që iu takon, të cilën për shumë vite e kanë uzurpuar qeverisjet e papërgjegjshme“.

Përmes facebook kjo parti ka shkruar se, përfshirja e djemëve dhe vajzave në politikë nënkupton garancë për një vend me barazi, zhvillim e mirëqenie,

"Vajzat dhe djemtë në Lipjan dhe në gjithë Kosovën janë përplot me pasion për ndryshime, prandaj përfshirja e angazhimi i tyre në politikë nënkupton garancë për një vend me barazi, zhvillim e mirëqenie“.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat