16-vjeçari nga Rahoveci ulet për herë të parë në jetë, pas trajtimit në Turqi

Kosova

16-vjeçari nga Rahoveci ulet për herë të parë në jetë, pas trajtimit në Turqi

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 00:47
Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga fshati Dejnë e ka tejkaluar një problem të madh shëndetësor, që i ishte bërë barrë për një pjesë të gjatë të jetës së tij.

Siç ka njoftuar një faqe në Facebook, Krasniqi i ishte nënshtruar një trajtimi në Turqi, gjë e cila ishte bërë e mundur falë donatorëve të shumtë të cilët i dolën në ndihmë 16-vjeçarit, i cili nuk mund të qëndronte i ulur.

“Ky moment që të rrëmben të tërin emocionalisht e më shumë se kaq një histori në vete dhimbje e gëzimi tani. Kjo foto që ka ndalur kohën në çast duke ruajtur kujtimin e gëzueshëm e shum të emocionuar të djaloshit Albert Krasniqi nga fshati Dejnë, Rahovec. I gëzuar nga mrekullia në trupin e tij që i ka dhuruar Zoti me ndihmën e mjekeve në Turqi, ky ishte çasti herë të parë në jetën e t’i që Alberti të ulet në këtë pozit të trupit në moshen 16 vjeçare. Faleminderit donatorëve që ndihmuan familjën e Isuf Krasniqit që të ketë këtë gëzim të pafundshëm në shpirtin e tyre dhe familje për Albertin”, shkruhet në faqen e Facebook-ut “Ratkoc”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat