Përplasen autobusi me veturën, 10 të lënduar në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Kosova

Përplasen autobusi me veturën, 10 të lënduar në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 18:16
Ilustrim

10 persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të ndodhur mes një autobusi dhe veture të ndodhur në magjistralen Mitrovicë-Pejë, më saktësisht në fshatin Qubrel

Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësi i Policisë pë rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas njoftimit, të lënduarit po trajtohen në QKMF-të në Skenderaj dhe Mitrovicë.

Njoftimi i plotë:

Nje aksident trafiku me te lenduar eshte raportuar pasditen e sotme rreth ores 15:30, i ndodhur ne rrugen rajonale Mitrovice-Peje segmenti rrugor fshati Qubrel, te perfshira nje veture dhe nje autobuse, ku si pasoje e aksidentit lendime kan pesuar 10 persona, te cilet kan kerkuar tretman mjekesor ne QKMF Skenderaj, dhe Spitalin Rajonal ne Mitrovice./ZERI

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat