Protestojnë mitrovicasit, s’e duan xhaminë afër shtëpive - Bota Sot
Protestojnë mitrovicasit, s’e duan xhaminë afër shtëpive

Kosova

Protestojnë mitrovicasit, s’e duan xhaminë afër shtëpive

Më: 24 qershor 2019 Në ora: 20:31

Banorë të lagjes Sylani në Mitrovicë, protestuan kundër ndërtimit të Xhamisë afër shtëpive të tyre, raporton T7

Disa banorë të lagjes së njohur si Sylani në Shupkoc të Mitrovicës bënë një gropë.

Gjithë këtë veprim ata e bënë pasi që vërejtën që dikush ka filluar ta pastrojë këtë hapësirë, e ku pritet të ndërtohet një xhami.

Disa banor të kësaj lagje, po kundërshtojnë ndërtimin e një objekti fetar këtu.

Bile për këtë arsye, të hënën një grup prej 20 personash protestuan para Komunës së Mitrovicës.

Por, kjo nuk është hera e parë që këta banorë kundërshtojnë ndërtimin e kësj “Xhamie”.

Një gjë të tillë e kishin bërë edhe të premten e kaluar.

Madje sipas shkresës që këta banorë i kanë dërguar kryetarit të Komunës, është dashur edhe ndërhyrja e Policisë për të qetësuar situatën.

E këto shqetësime e pakënaqësi të këtyre banorëve këtë të hënë i kanë dëgjuar zyrtarët komunalë.

Por ani pse protestuan, e u takuan me përfaqësuesit e komunës askush nga banorët nuk deshi të flasë.

Por, pas përfundimit të takimit foli nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut.

Faruk Mujka tregoi se çfarë halli kanë banorët e kësaj lagje.

E aty ku pritet të ndërtohet xhamia, thonë që vendi i përzgjedhur nuk është më i miri.

Por, ani pse këtu nuk ka një xhami, ka banorë që thonë se nuk është e nevojshme xhamia në vendbanimin e tyre.

E në Këshillin e Bashkësisë Islame të Mitrovicës, thonë që janë të pajisur me të gjitha lejet e nevojshme për ndërtimin e xhamisë.

Izet Feka thotë që deri me sot, nuk kanë pranuar asnjë ankesë në lidhje me ndërtimin e kësaj xhamie.

Në fund, KBI në Mitrovicë thotë që xhamia pritet të ndërtohet me paratë të cilat do t’i grumbullojnë se bashku me xhematin e Mitrovicës. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...