Publikohet raporti analitik “Dështimet në rastet e shënjestruara”

Kosova

Publikohet raporti analitik “Dështimet në rastet e shënjestruara”

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 08:30
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) dhe NED-it, sot do të mbajë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti analitik: “Dështimet në rastet e shënjestruara”.

IKD gjatë kësaj konferencë për media do të prezantojë raportin analitik si rezultat i monitorimit dhe hulumtimit sistematik të të gjitha rasteve të shënjestruara për liberalizimin e vizave, që përfshijnë rastet prej dhjetorit 2015 deri më 30 maj 2019.

Raporti është një analizë e thellë e të gjitha rasteve, të cilat janë trajtuar në mënyrë të detajuar, ku përfshihen gjetjet, vlerësimet dhe rekomandimet konkrete se si të shtohet efikasiteti dhe efektiviteti i sistemit të drejtësisë në trajtimin e rasteve të shënjestruara.

Konferenca mbahet prej orës 10:00 1në Hotel Sirius në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat