Debllokohet një rrugë në Turjakë

Kosova

Debllokohet një rrugë në Turjakë

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 16:06
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të intervenimeve për pastrimin dhe dellokimin e rrugëve, si dhe intervenimeve tjera urgjente, sot ka filluar debllokimi i rrugës së lagjes së Berishëve, në fshatin Turjakë, e cila ishte bllokuar si pasojë e reshjeve të fundit. Largimin e dheut nga kjo rrugë e kanë parë nga afër nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori komunal i inspektoratit, Dibran Kastrati, si dhe kryetari i fshatit Haxhi Kastrati. 

“Jemi duke punuar intensivisht në eliminimin e të gjitha problemeve të shkaktuara, si pasojë e reshjeve të mëdha të ditëve fundit. Në mesin e shumë dëmeve, sidomos në infrastrukturë, edhe kjo rrugë e lagjes së Berishëve, është bllokuar dhe është pamundësuar qarkullimi”, tha nënkryetari Berisha. 

Rruga e kësaj lagje, është mbuluar me një sasi të madhe të dheut që shiu i rrëmbyeshëm e ka bartur nga arat në rrugë dhe qarkullimi i veturave ka qenë i pamundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat