Sa gjedhe, dele, dhi, derra, qura, pula ka Kosova

Kosova

Sa gjedhe, dele, dhi, derra, qura, pula ka Kosova

Më: 25 qershor 2019 Në ora: 17:53
Foto ilustrim

Shumë familje kosovare e sigurojnë jetesën nga to, por pak kanë njohuri për numrin e tyre në vend. Të pakët janë kosovarët që e dinë se sa është numri i gjedheve, deleve, dhive, derrave, qurave, pulave, kuajve e gomarëve në vend. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në gjithë vendin kullosin rreth 600 mijë krerë dele, gjedhe, dhi e derra. Ndërkohë, që numri i qurave, pulave, rosave dhe patave shkon në mbi 3 milionë.

Me mijëra krerë gjedhe, dele, dhi e derra kullosin për në livadhet e vendit për çdo vit. “Ushqimin” aty e gjejnë edhe me miliona pula e qura që rriten në vend.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në gjithë vendin janë rreth 260 mijë krerë gjedhe, 182 mijë krerë dele, 41 mijë krerë derra dhe 28 mijë krerë dhi.

Image

“Nga gjedhet, rolin më të rëndësishëm e kanë lopët qumështore, që paraqesin specifikën kryesore të mbajtjes së gjedheve, për shkak të prodhimtarisë së qumështit. Numri i lopëve qumështore është 132 971 krerë, kurse pjesëmarrja e lopëve qumështore në numrin total të gjedheve arrin 51.2%”, thuhet në raportin e ASK’së.

Përveç me gjedhe e dele, vendi ka edhe numër të madh të njëthundrakëve dhe shpezëve.

Vetëm numri i qurave, pulave, rosave dhe patave shkon në rreth 3 milionë.

Ndërkohë, vendi numëron edhe 2 mijë e 326 kuaj, gomarë dhe mushka, derisa numri i koshereve të bletëve arrin në 163 mijë e 717 koshere.

Rezultatet e kësaj ankete tregojnë se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore është 416 072.33 hektarë (përfshirë tokën e përbashkët).

Nga gjithsej sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore, pjesa më e madhe u përket: livadheve dhe kullosave (përfshirë tokën e përbashkët) me 52.5%; si dhe tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.9 %, kulturat shumëvjeçare (pemët, vreshtat, fidanet) 2.3%, dhe kopshtet me 0.3%.

Viteve të ardhshme, sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore pritet të rritet. Gjithë kjo meqenëse institucionet e vendit po planifikojnë që të “gjobisin” të gjithë ata që nuk e punojnë tokën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat