Rastet me kancer rriten për 3-4 për qind

Kosova

Rastet me kancer rriten për 3-4 për qind

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 09:45
Ilustrim

Në 5 muajt e parë të këtij viti, në Kosovë janë regjistruar rreth 600 raste të reja të diagnostikuar me kancer. Sipas statistikave të Institutit të Onkologjisë, te femrat dominon kanceri i gjirit, ndërsa te meshkujt ai i mushkërive.

Drejtori i këtij instituti, Ilir Kurtishi, u bën thirrje qytetarëve që të bëjnë vizita sistematike te mjeku, më qëllim të zbulimit të hershëm të kësaj sëmundjeje, sepse, sipas tij, shpresat për jetëgjatësi janë më të mëdha.

Shoqata kosovare për luftën kundër kancerit të gjirit ‘Jeta-Vita’, mban në vazhdimësi aktivitete të ndryshme me moton “Zbulimi i hershem i kancerit është jetëgjatësi”. Drejtoresha e kësaj shoqate, Nafije Latifi, njëherësh e mbijetuar nga kjo sëmundje, thotë se ballafaqimi me kancer është sfidë jo vetëm për pacientin, por për gjithë familjen.

“Çdo person këtu ose në botë që ballafaqohet me këtë diagnozë e ka të vështirë, mund të them se është shokuese. Unë po flas prej përvojës time, ku mundësitë për menaxhimin e saj ofrohen se pari nga familja, e pastaj nga personeli shëndetësor. Nëse çdo grua diagnostikohet herët, ajo mund të kalojë me trajtime shumë të vogla, p.sh. vetëm me intervenim kirurgjik, pa kemio-terapi, pa radio terapi si dhe terapi të tjera”, tha ajo.

Krahasuar me pesë mujorin e parë të vitit të kaluar, këtë vit në Kosovë kemi rritje të rasteve me kancer prej 3%, tha për Radio Kosovën drejtori i Institutit të  Onkologjisë, Ilir Kurteshi.

“Këtë vit për pesë muajt e parë numri i kancerit në përgjithësi është në rritje në krahasim me vitin e kaluar për 3-4%, dhe për pesë muajit e parë kemi evidentuar 545 raste me kacer në total, kurse me kancer të gjirit janë 135 raste”, tha ai.

Brenda vitit në Kosovë shënohen rreth 1600 raste të reja më kancer, ndërsa në shumicën e rasteve nuk ka terapi adekuate, të cilat janë të domosdoshme për trajtimin e kësaj sëmundjeje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat