Flet banori nga Hani i Elezit që e shpëtoi fëmijën nga goja e ujkut: E tërhoqi zvarrë disa metra…

Kosova

Flet banori nga Hani i Elezit që e shpëtoi fëmijën nga goja e ujkut: E tërhoqi zvarrë disa metra…

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:35
Ujku kafshoi fëmiun

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Dimcë të Komunës së Hanit të Elezit. Aty një ujk ka sulmuar fëmijët e këtij fshati. Si pasojë lëndime të rënda ka marrë një nga fëmijët e fshatit, i cili tashti po trajtohet në QKUK në Prishtinë.

Ekrem Sumës, banor nga fshati Dimcë, njëherësh dëshmitar i rastit, ka thënë se rasti ka ndodhur në orët e pasditës së djeshme, kur ujku ka sulmuar fëmijët në një rrugicë mali, pothuaj se në fshat, me ç’rast më së keqi ka pësuar njëri nga fëmijët më të vegjël, i moshës 5-vjeçare.

Ai tha se në momentin kur ka dëgjuar thirrjet e fëmijëve, ka qëlluar shumë afër vendit të ngjarjes dhe ka mundur të largojë ujkun, i cili e kishte tërhequr zvarrë për disa metra fëmijën.

Për të kuptuar për më shumë, vendin e ngjarjes sot e vizituan përfaqësuesit e Komunës dhe të Policisë së Kosovës.

Mësohet se fëmija fatkeq ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe po trajtohet në Qendrën Klinike Spitalore në Prishtinë, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat