Parku i Sllatinës vërshohet nga insektet, kërkohet dezinsektim urgjent!

Kosova

Parku i Sllatinës vërshohet nga insektet, kërkohet dezinsektim urgjent!

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 16:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Jo shumë larg Prishtinës, ndodhet Parku Rekreativ “Te Pishat në Sllatinë”, një vend ky që po preferohet tej mase për ta kaluar vikendin.

Por, pavarësisht pejsazhit dhe ajrit të freskët që ofron në këto ditë të nxehta vera, vizita në këtë park është bërë e pamundshme pikërisht për shkak të insekteve të ndryshme, të cilat mund edhe ta rrezikojnë jetën e qytetarit.

Prandaj vet qytetarët kanë kërkuar nga Komuna e Fushë e Kosovës që të bëhet urgjentisht dezinsektimi i kësaj pjese, por edhe tek fushat e sportit që gjendet afër parkut.

Një nga faktorët që kanë sjellë insektet, veçmas mushkonjat është papastërtia, pasi qytetarë të pandërgjegjshëm po hedhin mbeturina, derisa komuna nuk po bën kujdes në pastrim.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat