Nismës i bashkohen edhe rreth 200 studentë

Kosova

Nismës i bashkohen edhe rreth 200 studentë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:20
Foto

Nismës i janë bashkuar rreth 200 studentë të profileve të ndryshme. Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se është kënaqësi e veçantë për të për t’i dëshiruar mirëseardhje intelektualëve të ardhshëm të këtij vendi, që do ta drejtojnë Kosovën në fusha të ndryshme.

“Ne besojmë se edhe si subjekt politik jemi më të fuqishëm nga sot pas ardhjes tuaj. Djem e vajza me energji pozitivë të cilët jetën e kanë përpara dhe kanë ëndrra”, ka thënë Limaj.

Ai ka ftuar studentët të jenë aktiv dhe të marrin përgjegjësi. Kreu i Nismës i ka inkurajuar studentët të thonë atë që mendojnë dhe të nxjerrin në publik idetë që kanë dhe mos t’i mbajnë vetëm për vete.

“Ju sot si pjesë aktive e kësaj shoqërie presim nga ju angazhim, ide e iniciativa dhe bashkë ti arrijmë objektivat tona shtetërore. Nuk ka gjë më të rëndësishme se një njeri me ofru veten për të shërbyer përtej vetes, por me ngarku veten me detyra që do ta bënin lagjen, e komunën më mirë”, ka shtuar Limaj.

Më tutje, lideri i Nismës ka thënë se dëshiron që djemtë dhe vajzat të kenë hapësire dhe të tregojnë që në Kosovë ka mundësi me ndërtu një subjekt politik i cili ofron dhe respekton diversitetet politike dhe krijon ura bashkëpunimi mes subjekteve për interes nacional. Nisma, ka thënë se refuzon logjiken e përplasjeve e sharjeve të cilat dëmtojnë vendin.

“Ne nuk duam aso vote. Ne duam mendimin tuaj dhe bashkë të mundohemi idetë tona t’i kthejmë në vendime për vendin. Këtë sallë ka ambasadore, ministra, presidentë, gjyqtarë, drejtues të agjensioneve të ndryshme dhe jam i bindur që ardhmja e këtij vendi është i sigurt, sepse aktivizimi juaj tregon që Kosova po zgjodhët dhe rinia po bëhet aktive”, ka përfunduar Limaj.

Kryetari i rinisë së Nismës, Xhemajl Hazizi, tha se sot është një ditë e rëndësishme për Nismën Socialdemokrate dhe sot po e fuqizojmë zërin tonë rinorë.

“Aktivizimi juaj e madhështonë rininë e Nismës. Është nder që keni ardhe sot dhe duhet jeni krenar që keni zgjedhe të jeni pjesë e Nismës Socialdemokrate”, ka thënë Hazizi.

Në emër të studenteve të cilët aderuan, foli Fadvere Jonuzaj, studente e fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës.

“Ndihem e nderuar që jam pjesë e Nismës Socialdemokrate. Si një student e re e UP-së kam ardhur në përfundim se Nisma është i vetmi subjekt që i kushton rëndësi të veçantë rinisë. Nisma Socialdemokrate krijon hapësire për gjenerata të reja këtë e dëshmon dhënia e përgjegjësive djemve dhe vajzave të reja në institucionet qendrore”, ka thënë ndër të tjera ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat