Në institucionet e Kamenicës janë vendosur kutitë e ankesave

Kosova

Në institucionet e Kamenicës janë vendosur kutitë e ankesave

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:37
Foto

Në komunën e Kamenicës janë vendosur kutitë e ankesave, ku qytetarët mund t’i paraqesin shqetësimet dhe ankesat e tyre, përcjell „Bota sot“.

Kryetari i Komunës Qëndron Kastrati, ka thënë se, qytetaria aktive luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e shoqërisë dhe ju inkurajoj që çdo parregullësi që hasni, t’i shprehni përmes kutive të ankesave.

Postimi i plotë:

Tashmë të gjithë qytetarët e komunës sonë mund t’i paraqesin shqetësimet dhe ankesat e tyre, në kutitë e ankesave që janë vendosur në të gjitha institucionet publike në territorin e Kamenicës?.

Ato janë të vendosura në objektet shkollore, objektin e komunës, në drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport, Qendrën për Punë Sociale e Qendrën Kyesore të Mjekësisë Familjare në Kamenicë.

Qytetaria aktive luan rol të rëndësishëm në përmirësimin e shoqërisë dhe ju inkurajoj që çdo parregullësi që hasni, t’i shprehni përmes kutive të ankesave??✔️!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat