Podujeva prioritet kanalizimet e asfaltimet, ndan buxhet vetëm 1% për rininë

Kosova

Podujeva prioritet kanalizimet e asfaltimet, ndan buxhet vetëm 1% për rininë

Nga: Z.B Më: 28 qershor 2019 Në ora: 17:58
Fitim Muçolli, këshilltar komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës

Fitim Muçolli, këshilltar komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Podujevës, ka shprehur pakënaqësitë me investimet e kësaj komune për rininë llapjane. Ai ka bërë të ditur se në këtë komunë është harruar rinia, ngase, siç thotë ai, duket se për ta u bie ndër mend vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve, përcjell “Bota sot”.

Muçolli këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook ku ka cekur se qeverisja e kësaj komune, në krye me Agim Veliun, vetëm 1% e gjithë buxhetit që ka komuna e Podujevës, është planifikuar të shpenzohet për Rini, Kulturë dhe Sport.

Tutje, ai ka shtuar se shumë pak është menduar për Rinin, Sportin dhe Kulturën, siç thotë ai, po vuan gjithnjë e më shumë.

Ai ka shtuar se afër 24 milionë euro sa do të jetë buxheti i komunës së Podujevës për vitin 2020, e 7 milionë investime kapitale sa janë paraparë për vitin 2020, vetëm 110 mijë janë në sektorin e rinisë, kulturës e sportit që i bie vetëm 1.56%.


“Mund te konkludojmë se në asfalt e kanalizime investohen rreth 30 herë më shumë se në Rini, Kulturë dhe Sport”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Agim Veliu hyn në ‘histori’, i jep 1% prioritet rinisë, kulturës e sportit
 

Rinia llapjane është harruar nga Qeverisja e Agim Veliut.

Duket se për ta u bie ndër mend vetëm gjatë kohës së zgjedhjeve e në periudhën tjetër të rinjtë dhe aktivitetet e tyre nuk hynë fare në prioritet komunale duke i renditura në fund në listës. Vetëm 1% e gjithë buxhetit që ka komuna e Podujevës është planifikuar të shpenzohet për Rini, Kulturë dhe Sport.

Kjo gjendje e rëndë që është krijuar me kalimin e viteve ka sjellë edhe një degradim të përgjithshëm dhe gradual të Rinisë, Kulturës dhe Sportit Llapian, që sot ndodhet në një pikë kritike.

Shumë pak është menduar në këtë drejtim për Rinin, Sportin dhe Kulturën tonë që po vuan gjithnjë e më shumë. Nga afër 24 milionë euro sa do të jetë buxheti i komunës së Podujevës për vitin 2020, e 7 milionë investime kapitale sa janë paraparë për vitin 2020, vetëm 110 mijë janë në sektorin e rinisë, kulturës e sportit që i bie vetëm 1.56%. Mund te konkludojmë se në asfalt e kanalizime investohen rreth 30 herë më shumë se në Rini, Kulturë dhe Sport

Këto tri kategori janë përfaqësuesit më të denjë të Llapit andaj duhet të trajtohen të tillë.

Kërkoni atë që u takon.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat