Komuna e Deçanit vazhdon traditën e keqqeverisjes

Kosova

Komuna e Deçanit vazhdon traditën e keqqeverisjes

Nga: Luan Mehmetaj Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:42
Komuna e Deçanit

Raporti i Auditimit për Komunen e Deçanit për Vitin Financiar 2018

Raporti i Auditorit, nxjerrë në pah një mori parregullsishë në qeverisjen e Deçanit. Ky raport fokusohet në çështjet vitale për qytetarët e komunës së Deçanit, siç janë:

- Investimet Kapitale
- Procesi i Prokurimit
- Kodet Ekonomike
- Nëshkrimi i Kontratave pa Mjete të Zotimit
- Procese Gjyqësore/ Përmbarimi
- Regjistrimin e Pasurive
- Kontrata për punë Specifike
- Procedurat e Rekruetimit
 Etj...

Përkundër që auditori kishte rekomanduar komunen për vitin paraprak 2017 që të përmisonte në vitin pasues, të gjeturat e pa rregullta, komuna vazhdon me avazin e vjetër (ndryshime të pjesshme në disa rekomandime).

Vetëm 70% e buxhetit për investime kapitale është realizuar. Kjo rezulton me një Suficit prej 694.381.00€. 
Për 11 projekte kapitale në vlerë prej 345.642.00€, nuk është realizuar asnjë pagesë për vitin 2018.
Buxheti për investime kapitale ishte 2.286.937.00€, kurse janë shpenzuar prej tyre 1.592.556.00€

Tek kategoritë dhe kodet ekonomike sipas llojit të shpenzimeve, në 6 raste, që kapnin shifren 94.274.00€ nuk ishin regjistruar në kategoritë e kodeve përkatëse.

Të hyrat Vetanake, kanë pësuar një rënje drastike nga viti 2016 sa ishin 673.488.00€ në 450.364.00€ në vitin 2018 (për 2017 ishin 492.419.00€)

Në procesin e rekruetimit për shërbyesit publik, auditori ka gjetë shkelje të procedurave dhe krietereve ligjore dhe gabime teknike. 

Për shërbime të veçanta. Komuna ka angazhuar 54 përsona pa respektuar fare procedurat e rekruetimit të thjeshtë, siç e kërkon neni 12 i Ligjit për Sherbimin Civil. Mungon arsyeshmëria totale se për cilat nevoja të veçanta janë angazhuar këta 54 persona. Përpos kësaj, përsonave të caktuar vetëm ju kishin vazhduar kontrat për shërbime të veçanta, e që është në kundëtshtim me ligjin.
5% i kontributeve pensionale në emër të punëdhënsit, i pa paguar, komunës i kishte kushtuar me pagesa të mëvonshme në proceset e përmbarimit.

Mangësitë në procesin e prokurimit publik, auditori kishte gjetë se shumë fitues të tënderëve nuk kishin plotësuar krieterët e nevojshme profesionale, sidomos në kriteret profesionale të projektuesve, që ndërlidhen më profesionet inxhinierike dhe përvojes së punës.

Ne 16 raste, zotimi i mjeteve dhe përgaditja e  urdhërblerjeve ishte bërë, ishte bërë pas pranimit të faturës, përkatësisht pas krijimit të obligimit. Ndërsa në 13 raste të tjera urdhêrblerjet ishin përgaditur me vonesë, ndonse mjetet ishin të zotuara.

***

Qeverisja lokale në komunen e Deçanit po manipulon qytetarët e saj me premtime elektorale, duke shfrytëzuar kinse qeverinë e Kosovës me arsyen se kryeministri i Kosovës vjen nga kjo komunë dhe ne do të investojmë në komunën e Deçanit miliona e miliona. Çasja e tillë, ko transparente dhe manipuluese për qëllime elektorale është e pa pranueshme. 

Ndarja e organizatave buxhetore është e qartë dhe ne kërkojmë llogaridhënje para qytetarve për organizaten tonë buxhetore që është - komuna. Përformaca e në komunës në pikën e Investimeve Kapitale, ashtu siç kishte gjetur auditori është tejet e dobët, teksa pikërisht kjo është pika ndër më kryesore përmes së cilës shfrytëzohet qëllimi elektoral. Tendenca për të përzier organizatat buxhetore me arsyetimin se kryeministri është nga vendi ynë janë të ulta, jo të ndershme dhe aspak transparente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat