Afër 200 pjesëtarë të FSK-së certifikohen për Njësinë për Siguri Fizike

Kosova

Afër 200 pjesëtarë të FSK-së certifikohen për Njësinë për Siguri Fizike

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:48
Afër 200 pjesëtarë të FSK-së certifikohen për Njësinë për Siguri Fizike

Në brigadën e reagimit të shpejtë është mbajtur ceremonia e certifikimit të 198 pjesëtarëve, të cilët kanë përfunduar me sukses trajnimin “Njësia për Siguri Fizike”.

Në ketë ceremoni të certifikimit morën pjesë ministri i Mbrojtjes,  Rrustem Berisha, i cili ka uruar të posa certifikuarit për suksesin e treguar gjatë trajnimit, duke vlerësuar lartë rëndësinë  e kësaj njësie  si komponent  e domosdoshme për rritjen në shkallë edhe më të lartë të sigurisë fizike të kazermave të FSK-së, pronës dhe  objeketeve të saj.

Gjeneral major Gzim Hazrolli uroi të gjithë pjesëmarrësit e këtij trajnimi për suksesin dhe rezultatin e arritur gjatë trajnimit, duke i uruar të gjithë të pranishmit e në veçanti BRSH-në, për punën profesionale dhe angazhimin e pa kursyer  gjatë këtij trajnimi.

Në fjalën e rastit para të pranishmëve dhe të certifikuarve ka folur  edhe komandanti i Brigadës  së Reagimit të Shpejtë gjeneralbrigade Fadil Hadergjonaj, i cili u ka shprehur mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve të këtij trajnimi, gjithashtu ka përgëzuar  instruktorët e trajnimit për angazhimin dhe realizimin e planit të trajnimit “Njësia për Siguri Fizike”.

Sipas një komunikate të FSK-së, ky trajnim ka filluar nga data 10 qershor 2019 dhe ka përfunduar  me 28 qershor 2019.

Trajnimi është realizuar në dy faza, sepse pjesëmarrësit në trajnim kanë qenë të ndarë në dy grupe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat