AAK nesër në Kuvend Pune miraton Kodin Etik

Kosova

AAK nesër në Kuvend Pune miraton Kodin Etik

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 17:25
AAK

Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore, Besnik Tahiri ka njoftuar se nesër në Kuvendin e Punës do të paraqiten një pako reformash për fuqizimin e demokracisë së brendshme.

Tahiri ka thënë se ky kuvend është pjesë e agjendës së rregullt të punës së AAK-së, ku do të marrin pjesë mbi 600 delegatë dhe do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e Partisë.

“Nesër, si subjekt politik do të bëjmë një hap shumë të madh ku në Kuvendin e Punës do të paraqiten një pako e reformash për fuqizimin e demokracisë së brendshme.

Mbi 600 delagatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit për Fuqizimin e Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformen e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi.

Kuvendi është pjesë e agjendes së rregullt të punës të AAK-së dhe mbahet një vit pas kuvendit të rregullt zgjedhor të Partisë. Kuvendi i zhvillon punimet në Hotel Emerald, këte të diel, duke filluar nga ora 10:00”, ka shkruar ai në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat