Profesorët me punë sekondare, pa miratim të Rektoratit

Kosova

Profesorët me punë sekondare, pa miratim të Rektoratit

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 21:22
Rektorati i Universitetit të Prishtinës

Nga Rektorati i Universitetit të Prishtinës nuk kanë informacion kush janë këta 8 mësimdhënës.

Angazhimi si profesorë, nuk është e vetmja punë që ata kanë.

Tetë mësimdhënës në Universitetin e Prishtinës, kryejnë angazhime sekondare në institucione të tjera publike.

Mirëpo për ta bërë këtë punë, këta profesorë nuk kishin marrë miratime paraprake nga Rektori.

Këtë e dëshmon edhe raporti i Zyrës Kombëtare e Auditorit. Ndër të tjera në raport thuhet se një fenomen i tillë është i rrezikshëm.

“Angazhimet e profesorëve për punë shtesë pa marr miratimin e menaxhmentit, përveç se është në kundërshtim me kërkesat e rregullores për të ardhurat personale të personelit akademik, rritë rrezikun e cilësisë në procesin arsimor për shkak të angazhimeve të shumta të personelit akademik”.

Ndonëse këto të gjetura lidhen me direkt me Universitetin e Prishtinës, nga ky institucion, nuk kanë informacion kush janë këta profesorë.

”.. përkundër tentativave tona, nuk kemi ende informacion se kush janë këta profesorë. Natyrisht, të njëjtit, siç parashihet me rregullativat në fuqi, është kërkuar që të marrin miratim paraprak nga Rektori i UP-së për angazhimi jashtë universitetit”.

E nga Rektorati e pranojnë se një problematikë e tillë ka ekzistuar në vazhdimësi. Sipas tyre që nga shtatori, do të gjindet një zgjidhje.

“…të gjithë dekanët e njësive akademike, gjatë muajit të ardhshëm, do të pranojnë një shkresë e cila do të kërkojë që i gjithë stafi të deklarojë çdo angazhim jashtë UP-së, me afatin më të largët datën: 15 shtator 2019”.

Sipas legjislacionit në fuqi, stafi akademik i UP’së, është i obliguar ta marrë një miratim të tillë nga rektori i UP’së, për cdo angazhim jashtë institucionit.

Ndonëse nga rektorati thonë se nuk i kanë identifikuar profesorët,  nga Zyra e Auditorit, kanë thënë se Universiteti i Prishtinës, është pajtuar me gjetjet e auditimit dhe përmbajtjen e raportit.

Ndërsa deputetja Teuta Haxhiu, anëtare e komisionit për arsim, ka thënë se një dukuri e tillë është shqetësuese.

Që nga e marta, T7, ka dërguar pyetje në adresën e Ministrisë së Arsimit, në lidhje me këta profesorë, megjithatë ky institucion nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat