Haradinaj: Nuk lejojmë Serbinë e as një shtet tjetër ta rrezikojë Kosovën

Kosova

Haradinaj: Nuk lejojmë Serbinë e as një shtet tjetër ta rrezikojë Kosovën

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:06
Ramush Haradinaj

(E plotësuar) - Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk do të lejojnë askënd që ta rrezikojë shtetin e Kosovës, duke shtuar se me vënien e taksës prej 100 për qind ndaj prodhimeve serbe, zhvlerësimin e idesë për korrigjimin e kufijve dhe formimin e Ushtrisë, kanë arritur të rikthejnë shtetësinë e vendit.

Këto komente kryeministri Haradinaj i bëri gjatë Kuvendit të Punës të AAK-së, me crast ka numëruar “të arriturat” e qeverisë që ai drejton.

“Ne e bëmë ushtrinë e Kosovës. Ne arritëm ta legjitimojmë idenë e ndryshimit të kufjeve që në thelb e hidhte poshtë vendimin e GJND-së dhe Pakon e Ahtisarit duke e suspenduar kushtetutën tonë. Me taksën 100 për qind i treguam botës dhe vetvetes se nuk lejojmë as Serbinë e as një shtet tjetër ta rrezikojë Kosovën, i përmbushën kriteret e liberalizimit të vizave dhe presim Evropën që të marr vendim. Gjatë këtyre 20 muajve në udhëheqje rritëm numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të gjithë u kthyem në përkrahje te rendit dhe ligjit. Përmes taksës prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës, u rrit prodhimi i Kosovës.

Kemi përmbyllur autostradën e ‘Arbën Gjaferi’, kemi filluar të tjerat. Komunat janë partnere në zhvillim ekonomik. Ka rritje ekonomike, kemi rritje të buxhetit. Jemi këtu për të kryer punët e këtij shteti dhe ti tregojmë shteteve tjera se jemi këtu për të bashkëpunuar me ty.

Në Bruksel po vazhdon dialogu, në arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Kemi rritje edhe të partisë”, tha ai.

Haradinaj tha se AAK-ja dallon nga partitë e tjera, pasi ka guximin të marrë përgjegjësi të reja.

“Aleanca asnjëherë nuk është ndal saherë që i është dhënë mundësia ka guxua me krijua. Vetëm Aleanca për dallim nga partitë tjera mundet me ec në krijimin vlerës së re me krijua atë që i mungon Kosovës.

Aleanca guxon me krijua ju jap shembullin e fundit krejt misionet e Kosovës s’janë të ngulfatur jemi vendosur ne objekte që s’janë ato që i kryejnë këto funksione. Kur vjen një delegacion i gjithë qyteti bllokohet jemi në situatë të rendë. Aleanca po e krijon Prishtinën e re. Prishtina e re është pronë e përbashkët e qeverisë nacionale dhe Komunës. Kemi me nënshkrua së bashku me kryetarin memorandum me mbi 1 milion metra katror.

Do të jetë projekti me i madh në Evropën juglindore. Nuk ka pengesë që na ndal ne vetëm mundemi me ndal vetën”, ka përfunduar Haradinaj.

Mbi 600 delegatë, gjatë punimeve njëditore të Kuvendit, do të diskutojnë për ndryshimet në statutin e Partisë, krijimin e Departamentit të Gruas, të Akademisë Politike, Kodit të Etikes dhe platformën e zhvillimit ekonomik, të cilat do të jenë vetëm disa prej çështjeve që do të trajtohen në punimet e këtij kuvendi.

***

Kryeministri i Kosovës, në fjalimin e tij në Kuvendin e Punës të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është mburrur me Ushtrinë e Kosovës, vizat, taksën e ndalimin e diskutimit për idenë e kufijve me Serbinë.

Haradinaj duke i marrë meritat për ushtrinë e Kosovës, ka thënë se tani ka kush ta mbrojë Kosovën.

“Tash Kosova ka ushtrinë e saj. E hodhëm poshtë edhe idenë e korrigjimit të kufijve. Me taksën 100 për qind i treguam botës se jemi zot të vetës dhe nuk lejojmë Serbinë e askënd ta përul Kosovën. Presim që të merret vendimi për vizat. Kosova e ka kryer punën e vetë. Do të ketë takim në Paris vetëm për vizat, siç na ka premtuar Gjermania. E rritëm numrin e prokurorëve e gjyqtarëve për të sjell rend e ligj. U rrit prodhimi e punësimi me taksën 100 për qind. E kemi nënshkruar kontratën ‘Kosova e Re’. E kemi përfunduar autostradën ‘Arbën Xhaferi’, e kemi filluar autostrada të tjera. Kemi rritur pagat pothuajse për të gjitha kategoritë. Jemi këtu për me bë Kosovën shtet tamam e me i kry punët që i kemi. Në Bruksel, dialogu degradojë në dialog për kufi e territore, andaj tash presim që të caktohen kornizat e një marrëveshjeje”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, ai ka thënë se dallimi i partisë së tij me partitë tjera është se ‘Aleanca guxon me kriju’.

“Aleanca guxon me kriju më shumë se të tjerët. Në Aleancë janë njerëzit që kanë sjell lirinë”, ka thënë tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat