IKSHPK u bënë thirrje qytetarëve për kujdes në ushqim

Kosova

IKSHPK u bënë thirrje qytetarëve për kujdes në ushqim

Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:52
Foto

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë gatimit të ushqimeve, ruajtjes dhe shpërndarjes.

Siç njofton IKSHPK-së, çdo minutë sëmuren 44 persona në botë dhe sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurt dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurt.

Njoftimi i IKSHPK-së:

Qytetarë të nderuar!

Jemi në sezonin e verës! Kujdes gjatë gatimit, Ruajtjes dhe shpërndarjes së ushqimit!

MOS HANI USHQIM KUDO! PAKUJDESIA SHKAKTON EPIDEMI ME RREZIK PËR JETÊN E QYTETARËVE!

Çdo minutë sëmuren 44 persona, sot në botë sëmuren 23 milion persona në vit nga ushqimi jo i sigurtë dhe 4700 persona në vit vdesin nga ushqimi jo i sigurtë!

Këto të dhëna të OBSh janë vetëm maja e ajsbergut! Të dhënat e sakta nuk dihen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat