Nis aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal

Kosova

Nis aplikimi për rimbursim nga kuponët fiskal

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 10:32
Ilustrim

Administrata Tatimore e Kosovës njofton gjithë qytetarët se nga data 1 Korrik 2019 mund të aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal.

Aplikimi bëhet duke  plotësuar aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i Kuponëve Fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal. Aplikimi bëhet vetëm një herë për të njëjtën periudhë duke u bazuar në Numrin Personal të aplikuesit

Fituesit potencial  do të rimbursohen me dhjetë përqind (10%) të vlerës së deklaruar, por jo më shumë se  njëqind euro (100 €).

Numri minimal i kuponëve fiskal të dorëzuar duhet të jetë 60 kuponë, me shumën minimale dyqindepesëdhjetë euro ( 250€ ). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat