Bytyqi me rektorët, bisedojnë për numrin e studentëve

Kosova

Bytyqi me rektorët, bisedojnë për numrin e studentëve

Më: 1 korrik 2019 Në ora: 12:05
Foto nga takimi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, priti sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës, me të cilët bisedoi për kërkesat e universiteteve lidhur me numrin e studentëve, të cilët do të regjistrohen në vitin e ri akademik 2019/20.

Ministri Bytyqi tha se, është në proces shqyrtimi i kërkesave zyrtare nga universitetet për caktimin e numrit të studentëve, për çka së shpejti do ta kenë përgjigjien në këto kërkesa.

Gjithashtu, ministri Bytyqi theksoi se miratimin e kërkesave të universiteteve publike për numrin e studentëve, MAShT e bën duke u bazuar në vendimet e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, respektivisht Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat