Vdes një i paraburgosur në Klinikën e Neurologjisë

Kosova

Vdes një i paraburgosur në Klinikën e Neurologjisë

Më: 2 korrik 2019 Në ora: 14:47
Vdes një i paraburgosur në Klinikën e Neurologjisë

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot në Kliniken e Neurologjisë rreth orës 13 : 54 , ka ndërruar jetë i paraburgosuri, me inicialet R. B , i lindur më 1937.

R. B, me rekomandim të mjekut të burgut të Dubravës më  30 qershor rreth orës 23:00 është udhëzuar të dërgohet në Spitalin Rajonal të Pejës, dhe nga aty për shkak të gjendje jo të mirë shëndetësore  është dërguar në Klinikën e Neurologjisë të SHSKUK-së, ku si pasojë e komplikimeve shëndetësore ka ndërruar jetë. 

I njëjti po vuante nga, Hypotensio Arteriales, Diabet Mellitus tip 2  dhe Bronchitis. R. B,  akuzohej për Veprën  Penale;  keqpërdorime seksual. I njëjti ishte në masën e paraburgimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

Lidhur me shkaqet e vdekjes, trupi i pajetë do të dërgohet për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat